Zbardhet identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për atentatin ndaj Lulzim Vishës, i vrarë ditën e djeshme në Zall Mner. Bëhet fjalë për shtetasin Eduart Lami.

Nga kontrollet në banesën e tij është gjetur një pistolete me silenciator, ndërkohë që është shpallur në kërkim Ervis Lami, djali i xhaxhait të Eduart Lamit.

Lami është i lidhur me Admir Tafilin, i dënuar me burg të përjetshëm, madje e ka ndihmuar këtë të fundit të arratisej nga burgu i Drenovës.