Policia franceze ka vënë në pranga 4 shtetas të dyshuar si kontrabandistë dhe të përfshirë në tragjedinë e ndodhur pak orë më parë në brigjet e Francës.

Ky lajm është konfirmuar nga vetë ministri francez, Gerald Darmani I cili e konsideroi si tragjedinë më të madhe të emigrantëve që është dëgjuar.

Deri më tani flitet për të paktën 31 viktima nga varka e cila u përmbys teksa kalonte në kanalin drejt Anglisë.

Emigrantët të cilët humbën jetën në ujërat e Francës ishin nisur drejt Anglisë, ëndërr e cila u kthye në tragjedi të kobshme.

Mes 31 viktimave, sipas zyrtarëve francezë janë edhe 5 gra dhe një vajzë e vogël, trupat e të cilëve janë nxjerrë nga ujërat.

Sipas BBC, mësohet se janë shpëtuar dy njerëz, gjinia e të cilëve nuk dihet, nga varka e përmbysur.

Në kanalin ku ndodhi tragjedia me 31 viktima vazhdojnë kërkimet intensive nga të dyja shtetet, Franca dhe Anglia.