Ëndrra e Leverkusenit është realitet! Bayer është kampion i Gjermanisë për herë të parë në historinë 120-vjeçare të klubit.

“Aspirinat” mundën me rezultatin e thellë 5-0 Ëerder Bremen falë Boniface, shqiptarit Xhaka dhe trigolëshit të Wirtz.

Udhëtim i pabesueshëm për skuadrën e trajnerit Xabi Alonso-s, që barazohet me serinë e ndeshjeve të pamposhtura të Juventusit të Antonio Contes 43 në të gjitha garat.

Nëse vazhdojnë me këtë fomrë edhe në pesë ndeshjet e mbetura, Leverkusen do të thyejë rekordin e Bayernit të një dekade më parë për më shumë pikë të grumbulluara ndonjëherë në një sezon të Bundesligës.

Është një arritje e jashtëzakonshme, një testament për çdo ekip, harmonia me njëri-tjetrin, ishte nje nder sekret e ketij suksesi.

Rekrutimi i jashtëzakonshëm dhe stërvitja cilësore janë kombinuar për të siguruar platformën që këta lojtarë të ngjiten në madhështi.

Alex Grimaldo duhet të renditet në mesin e nënshkrimeve më të mira të transferimeve falas të bëra ndonjëherë.

Golat e fillimit të sezonit të Victor Boniface i shtynë ata dhe të gjithë i ndoqën. Aty është lidershipi i Granit Xhakës dhe dhuratat e lavdishme të talentit Florian Wirtz.

Por në qendër të kësaj historie është Xabi Alonso.

Për të shpjeguar se si ndodhi e gjithë kjo – dhe sa e pamundur është që të ketë ndodhur – duhet të kujtojmë se Leverkusen ishte e parafundit në klasifikim kur Alonso u emërua në tetor të sezonit të kaluar.

Ky ekip vjet ishte drejt rënies nga Bundesliga, tani feston titullin kampion. Thjesht një histori unike!