Një 31-vjeçar nga fshati Biçukas, Divjakë, ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas informacioneve paraprake, ai ishte duke punuar tokën në momentin e incidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.