Pranimi i Turqisë në Bashkimin Evropian nuk është më një përparësi për Ankaranë, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke pretenduar se “Evropa do të jetë humbësja” nga ky zhvillim.
Në një intervistë për Al Jazeera Arabic, presidenti turk preku një sërë çështjesh kritike, nga marrëdhëniet me BE-në dhe F-35 te marrëveshja e re e mbrojtjes së Mekës, Ngushtica e Hormuzit, Siria dhe Gaza. Erdogan pretendoi se BE nuk duket i gatshëm ta pranojë Turqinë si anëtare të plotë.
Erdogan tha se anëtarësimi në BE nuk është më në krye të axhendës së Ankarasë. Ai shtoi se Evropa nuk po tregon ndonjë gatishmëri të vërtetë për të integruar Turqinë dhe, sipas tij, nëse kjo rrugë nuk ecën përpara, “Evropa do të jetë humbësja“.
Duke iu referuar çështjes së avionëve luftarakë amerikanë F-35 , ai tha se “mora një premtim nga Trump për F-35. Pres që ai të mbahet“.





