Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi se në kushtet kur flitet për një “luftë hibride” dhe përhapje dezinformimi, përgjigjja e vetme është transparenca e plotë ndaj qytetarëve.
Reagimi i plotë:
Të thuash jemi në mes të një lufte hibride dhe e tillë është-e dëshmon dizinformimi që gëlon, dhe të mos bësh transparencë totale, nuk ka kuptim, unë nuk e kuptoj! Dizinformimi përballet vetëm me transparencë, asgjë tjetër.
Transparencën e kemi detyrim; nuk jemi në pronat tona edhe pse për to kemi detyrimin të deklarojmë! Jo, jemi në tokë të Shqipërisë e duhet të mbrojmë interesat e saj!





