Pas deklaratës së ministrit të Financave Arben Ahmetaj, se punësimi ka vijuar trend rritës dhe ka uljë të shifrave të papunësisë, ka reaguar deputeti demokrat i Durrësit, Edi Paloka.

Paloka e cilëson qeveri palacosh, qeverinë aktuale në postimin e tij në Facebook, teksa shkruan se 400 mijë shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi.

STATUSI I PLOTË

Qeveri palacosh ; kane detyruar mbi 400 mije shqiptare te largohen nga vendi dhe deklarojne me paturpesi se eshte ulur perqindja e te papuneve.
Ne fakt vendet e punes jane ulur , eshte rritur numri i shqiptareve te mbetur papune qe largohen nga vendi dhe palacot kete e paraqesin si “sukses”, si ulje te numrit te te papuneve ne vend…