Zhvlerësimi i Euros ende pa filluar sezoni turistik dhe parashikimi i zymtë i Konfindustrias: “Prodhimi vendas në rrezik nga importet”.

Gjithsesi teksa jemi në prag të fillimit të sezonit turistik pritshmëritë janë që monedha evropiane të zhvlerësohet akoma dhe më tej kundrejt lekut.

Në një reagim të bërë të dielën, Konfindustria e vlerëson situatën shqetësuese.

Mosrealizimi i shpenzimeve buxhetore brenda 3 mujore të parë të këtij viti, sipas saj, shihet si një ndër shkaqet kryesore të dobësimit historik të euros-kundrejt lekut jashtë sezonit turistik.

Në njoftimin e Konfindustrias thuhet se janë afërsisht 350 milionë euro të pashpenzuara nga qeveria në 3 mujorin e parë të këtij vitit 2024, faktor i cili ka ndikuar ne thellimin e fuqizuar të lekut dhe monedhave të tjera.

Në analizën e tyre, thuhet se pasojat e kursit të këmbimit do të jenë të mëdha, pasi do shtohen ndjeshëm importet, duke vënë në rrezik falimentimi industritë, bujqësinë dhe prodhimin vendas.