Ukraina ka marrë një fitore të rëndësishme me përmbysje, duke mposhtur me rezultatin 1-2 Sllovakinë në Dusseldorf.

Sfida nisi më mirë për sllovakët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 17’ me Schranz.

Më pas, pjesa e dytë foli për ukrainasit, të cilët barazuan me Shaparenkon në minutën e 54’ dhe përmbysën me Yaremchuk në minutën e 80’.

Kështu Ukraina shkon në kuotën e tre pikëve, po aq sa Sllovakia, por qëndron përpara për shkak të ndeshjes direkte.