HAGË, 26 shkurt 2013– Pas një njoftimi nga Europol-i se anëtarësimi në të dy klubet “Hells Angels” dhe “Bandidos” është pothuajse dyfishuar në rreth gjashtë vitet e fundit, qeveritë e Ballkanit po vëzhgojnë degët vendore të klubeve të motoçikletave.

Numri i degëve të klubit “Hells Angels” në botë u rrit nga 120 në 2005 në 229 në 2012 dhe “Bandidos” arriti 137 degë në 2012 nga 72 në 2006, sipas shefit të mediave së Europolit, Soren Pedersen. Dega mesatare e klubit përbëhet nga rreth 14 anëtarë, tha Europoli.

“Ajo që kemi frikë në Ballkan është se edhe pse po qëndrojnë nën mbikëqyrje tani, do të përfshijnë veten siç është parë herë pas here, në armë dhe patjetër drogë”, tha Pederseni.

Kjo nuk është hera e parë që rajoni ka përballur spektrin e një rritje motoçikletash. Në 2010, Europoli lëshoi një paralajmërim të ngjashëm, duke vënë në dukje nevojën për bashkëpunimin ndërkombëtar policor për të trajtuar çështjen.

Më pas atë vit, Komisioni Evropian sponsorizoi një seminar për punonjësit e zbatimit të ligjit të Evropës Juglindore me pjesëmarrjen e shumë-vendeve mbi bandat e paligjshme të motoçikletave.

Në Zagreb muajin e shkuar, policia kreu një kontroll në një klub motoçikletash ku rreth 60 vizitorë nga e gjithë Evropa Lindore ishin mbledhur për një gosti vjetore.

“Gjatë kryerjes së kontrollit policët përdorën mjete shtrënguese ndaj katër personave dhe një çift prej tyre u morën në pyetje me paralajmërim, pas së cilës u liruan”, tha për SETimes një zëdhënës i policisë së Zagrebit.

Turqia dhe Shqipëria, ku Europoli tha se dyndja është veçanërisht e fortë, janë pika strategjike të shpërndarjes për “rrugën ballkanike” nëpërmjet së cilës shumica e vendeve të Evropës Perëndimore marrin shumicën e drogave. Europoli pretendon se dyndja më e madhe vjen nga Australia, ku bandat me motoçikleta janë shumë aktive.

Atje, grupet “shfaqen dukshëm në shumicën e aspekteve të krimit të rëndë e të organizuar dhe kanë një aftësi të fuqishme për t'u zgjeruar në droga të paligjshme, armë zjarri, shantazhe, zhvatje dhe mashtrim”, tha kohët e fundit Komisioni Australian i Krimit.

Qeveria australiane e ka bërë përparësi të madhe mbikëqyrjen policore të bandave të motoçikletave përparësi të madhe. Disa shtete janë përpjekur të ndalojnë plotësisht grupet nëpërmjet ligjeve që ndalojnë shfaqjen e ngjyrave të bandës dhe tatuazheve anëtarësimit. Anëtarët e bandave, megjithatë i kanë kundërshtuar me sukses këto ligje si anti-kushtetuese.

Goditja më e fundit e qeverisë ndaj “motoristëve” mund të ketë qenë ajo që shkaktoi që disa anëtarë të emigrojnë në perëndim, por Evropa gjithashtu ofron përparësi biznesi.

Me gjithë paralajmërimin e fundit të Europolit, disa ekspertë nuk besonin që do të vërtetohej një zhvendosje e tillë e madhe për motoristët me qendër në Australi.

Grupet shpesh ekzistojnë si komunitete të ligjshme qejflinjsh, tha Dankan MekNab, një ish-polic dhe hetues privat në Australi, por, shtoi ai “duhet të jesh i verbër që të mos dish çfarë bëjnë kryesisht klubet”

Shumë motoçiklistë australianë kanë lidhje të pashkëputshme me Evropën Juglindore për shkak të origjinës së tyre ballkanase. Shumë emigrantë që u larguan nga rajoni pasi u copëtua Jugosllavia gjatë viteve 1990 apo gjatë krizës së gjatë ekonomike që pasoi, u vendosën në Australi.

Një pjesë e madhe e atyre janë angazhuar në bandat e “motoristëve” të atdheut të tyre, që tani mbajnë emrin “Balkan Bandidos”.

Kur dy “Bandidos” australianë nga Ballkani u gjykuan kohët e fundit dhe më pas u dënuan, në një përdhunim në grup në Bregun e Artë, avokatët e tyre përmendën traumën që përjetuan duke u rritur gjatë luftërave në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë si sfond për sjelljen e tyre.

Në Europol druhen nga klubet e ndryshme që shtohen në përmasa të dukshme, gjë që mund të rrisë territoret e tyre të tregtisë dhe të dhunojnë ato të të tjerëve. Luftërat padyshim nuk janë të pashembullta në komunitetet e motoçiklistëve; historikisht, këto banda janë bërë më të dhunshme kur ka ardhur pune te çështjet brenda bandave të tradhtisë dhe rivalitetit.

“Po të kthehesh në histori mund të shohësh: kur ata shpeshtohen shumë, ekziston rreziku i përplasjes midis tyre”, tha Pederseni.

/th.m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/