Toni Kroos do të zgjasë qëndrimin në Madrid. Mesfushori gjerman ka pranuar të vazhdoj kontratën e tij me Los Blancos.

Gazetari italian Fabrizio Romano shkruan se Toni Kroos do të qëndrojë dhe do të vazhdojë te Real Madridi pasi pritet të arrihet një marrëveshje e re njëvjeçare deri në vitin 2025!

Bisedimet e drejtpërdrejta mes Kroos dhe Realit për kontratën janë gjetur dhe tani është thjesht një formalitet për t’u nënshkruar.

Lajmi vjen si një lehtësim i madh për “Los Blancos” dhe tifozët e Real Madridit pasi ‘snajperi gjerman’ ka qenë deri tani një nga lojtarët më të mirë në historinë e Real dhe ka qenë një e treta e mesfushës së famshme, treshja e përbërë nga ai, Luka Modric dhe Casemiro.

Casemiro u largua nga Madridi në vitin 2022, ndërsa Luka është në prag të largimit nga klubi pasi legjenda kroate nuk e ka rinovuar ende kontratën.

Edhe pse dyshja Kroos – Modric janë plakur shumë, veprimet e tyre në fushë tregojnë faktin se mosha është vetëm një numër dhe se ata po bëhen si vera, sa më e vjetër më e mirë.