Kryeministri Edi Rama, nisur nga sulmet e opozitës dhe ironia që ka mbërthyer rrjetet sociale me çështjen e shëndetësisë, ka nisur një tur vizitash për të promovuar arritjet në këtë fushë.

Megjithatë rrjeti duket skeptik për këto arritje. Një foto e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, më 24 qershor 2013, ditën kur u konfirmua se socialistët do vinin në pushtet, ka frymëzuar shumë meme në rrjet.

Beqja mbetet edhe në shënjestrën e karikaturistit Bujar Kapexhiu, që edhe punimin e sotëm dedikuar Beqjas, e sjell për gazetën “Mapo”.