Drejtoresha e shkollës së mesme Çërravë në Pogradec është vënë nën hetim, pasi dyshohet se falsifikonte dokumente të nxënësve në shkollë.

Ndaj saj Gjykata e Shkallës së parë ka caktuar masat  “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

48-vjeçarja V.M., banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme Çërravë, Pogradec, dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.