TIRANË – Kur kanë kaluar 12 ditë nga zhdukja e 10 vjeçarit Julian Çela, familjarët e tij kanë vënë në dispozicion një shumë parash për personat që do të japin informacion për vendndodhjen e tij. Në të njëjtën kohë familja e djalit të mitur ka bërë publik tre numra telefoni 0696503814, 0694321796, 0685804565, për personat që kanë dijeni për fatin e Julianit.
Djali i nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH u zhduk në mënyrë të mistershme në 30 nëntor dhe që atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij apo personat që e kanë rrëmbyer.
Policia nuk ka ende asnjë të dhënë për 10-vjeçarin Julian Çela, madje ajo mbështet me tepër tezën e largimit me dëshirë të tij nga shtëpia. Ndërkohë në media është ngritur edhe një hipotezë tjetër që e lidh zhdukjen e Julianit me çështjen e Isa Copës, vartësit të babait të 10 vjeçarit. Pikërisht mbi këtë çështje ishte duke hetuar nëndrejtori i Antiterrorit Skënder Çela.