Familja e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, po planifikon veprime ligjore ndaj një reviste gjermane, që publikoi një intervistë të rreme, bazuar në përgjigjet e inteligjencës artificiale.

Më 15 prill, Die Aktuelle, një revistë javore në Gjermani, publikoi një foto të buzëqeshur të 54-vjeçarit në ballinë me titullin: “Michael Schumacher, intervista e parë”.

Bashkë me titullin është një nëntitull që lexon: “Duket në mënyrë mashtruese, e vërtetë”, teksa vetëm në fund të artikullit thuhet se është një intervistë e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale. Intervista e rreme shfaqet në faqen tetë të revistës me titullin “Jeta ime ka ndryshuar plotësisht” dhe përfshin citate fiktive që i atribuohen Schumacher, e diskutojnë për jetën e tij familjare që nga aksidenti, por edhe gjendjen e tij mjekësore.

Mund të konfirmoj se familja e Michael Schumacher po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore për një intervistë të rreme të inteligjencës artificial, të publikuar nga gazeta gjermane Die Aktuelle”, tha një zëdhënës i Schumacher të enjten.

Schumacher nuk është parë në publik që prej vitit 2013, kur pësoi një aksident në një pistë skish. Që nga aksidenti, familja Schumacher ka mbajtur në minimum përditësimet në lidhje me shëndetin e legjendës së motorsportit për të mbrojtur privatësinë e tyre.