POGRADEC- Familjarët e Erjon Ibit, 38-vjecari nga Pogradeci, i cili mesditën e djeshme u gjet i masakruar në një kanal, mohojnë faktin se djali i tyre është vrarë për qëllime banale.
Familjarët e 38-vjecarit, baba i dy fëmijëve, denoncojnë faktin se ai është grabitur pasi ai kishte me vete 200 mijë lekë dhe sipas tyre vrasja mund të ketë ndodhur për këtë arsye. Familja e Erjon Ibit i kërkon drejtësisë të zbardhë të vërtetën pasi sipas tyre 19-vjecari Xhensil Lipo s’mund ta masakronte i vetëm Erjonin.
38-vjeçari nga Pogradeci është gjetur në një kanal ditën e djeshme, në fshatin Çëravë, pasi ishte vrarë barbarisht me shkop bejsbolli dhe me gurë Pas kryerjes së hetimeve paraprake, blutë kanë vënë në pranga 19-vjeçarin Xhensil Lipo. Sipas hetuesve të çështjes, ngjarja ka marrë shkas për motive banale