Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së, vendimi për të cilët pritet të jepet në datën 16 shtator.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se “farsa është në ditët e fundit”.

Kryeministri sjell në vëmendje edhe një deklaratë të mëparshme të Hashim Thaçit, sipas së cilës lirinë nuk mund t’ia marrë askush.

Postimi i Edi Rames

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT🕊️

Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë.