Ahmad Rahami, është kapur nga FBI dhe po mbahen në zyrat e policisë në Linden raportojnë mediat amerikane.

28-vjeçari Rahami akuzohet si përgjegjës për dy sulmet me bombë të ndodhura të shtunën në Manhatan dhe Nju Xhersi, ku u plagosën 29 persona.

Roli i tij në këto sulme mbetet ende i paqartë. Rahami është një qytetar amerikan nga Afganistani, sipas FBI-së.

Zyrtarët thonë se ai mund të jetë influencuar nga ndonjë grup ndërkombëtar terrorist ose për shkak të asaj që po ndodh në vendin e lindjes së tij.

FBI e renditi Rahamin te lista e personave më të kërkuar, duke e cilësuar të rrezikshëm.