Felipe Anderson rikthehet në Brazil, te Palmeiras dhe tani Giuntoli duhet të gjejë një alternativë të vlefshme për rolin e sulmuesit anësor te Juventusi.

Bardhezinjtë do të forcojnë atë pjesë të fushës pavarësisht se kush do të jetë trajner sezonin e ardhshëm, i cili megjithatë, do të jetë dikush i prirur për të zhvilluar një ide për një futboll më proaktiv dhe jo reaktiv.

Emrat më të njohur për rolin e sulmuesit anësor janë të dy të lidhur me Manchester United: Mason Greenwood dhe Anthony Martial.

Greenëood, sulmuesi anglez i lindur në vitin 2001, në pronësi të United, por aktualisht në huazim te Getafe, ka spikatur veçanërisht këtë vit në La Liga dhe Djajtë e Kuq po mendojnë për një shitje për të shmangur humbjen e tij falas verën e ardhshme, pasi i përfundon kontrata në vitin 2025.

Në thelb ka dy probleme: vlera e lojtarit (Manchester kërkon një shifër rreth 35 milionë euro) dhe konkurrenca nga shumë klube evropiane që e kanë atë në fokus.

Rruga që të çon në Martial është më pak e ndërlikuar, të paktën teorikisht. Para së gjithash, ai do të jetë lojtar i lirë, duke qenë se kontrata e tij me United skadon në verë.

Në këtë mënyrë nuk është mister që sulmuesi francez dëshiron t’i japë fund marrëdhënies me Djajtë e Kuq. Tashmë ka pasur kontakte mes Juventusit dhe agjentëve të lojtarit dhe e vetmja pengesë do të ishte paga, më shumë se 6 milionë euro neto në sezon.