Fëmijët të cilët janë diagnostikuar me epilepsi duhet gjithashtu të shqyrtohen për autizëm, sepse zhvillimet e problemeve shpesh shkojnë së bashku. Një studim i hulumtuesve të spitalit të fëmijëve në Çikago vlerësoi rezultatet e pyetësorëve që ju bënë prindërve të fëmijëve nën moshën 5 vjeçare që rezultojnë të jenë epileptikë.
Rezultatet treguan se më shumë se 75 për qind e fëmijëve të studiuar gjithashtu kishin një vonesë në zhvillim dhe 41 për qind kishin autizëm.
Sipas Anne Berg dhe Breanne Fisher të cilët paraqitën studimin e tyre në takimin e Shoqërisë Amerikane për Epilepsi, se shumë nga fëmijët e prekur nga epilepsia shfaqin edhe shenja të autizmit.
"Gjetjet tona sugjerojnë gjithashtu që të gjithë fëmijët në klinikën për epilepsi duhet të shqyrtohen edhe sëmundjen e autizmit",- thanë mjekët amerikanë.





