Në letër ishin ata favoritët absolutë. Por, falë sakrificës dhe mirëorganizimit, por mbi të gjitha me paraqitjen e jashtëzkonshme të kapitenit Alban Hoxha, Partizani bëri mrekullinë në Budapest. Të kuqtë u kualifikuan në turin e tretë të Champions League, ndërsa Ferencvaros-it nuk i mbeti veçse zhgënjimi. Tronditja për humbjen u shfaq në konferencën për shtyp pas ndeshjes nga trajneri Thomas Doll.“Nuk më mbetet veçse të kërkoj falje te tifozët. Por, është e pakonceptueshme për mua si lejuam që kundërshtarët të na barazonin. Kishim një shans të madh për të vazhduar, por në fund eliminohemi të hidhëruar. Kjo është e papranueshme. Gjatë gjithë sezonit të kaluar nuk luftuam për t’u larguar kaq shpejt nga Champions. Disa lojtarë nuk treguan dëshirë dhe entuziazëm. Dikush u paraqit mirë, por nuk ishte e mjaftueshme”.Edhe më kritik sulmuesi i përfaqësueses hungareze Lovrencsics Gergo, i cili ishte mes lojtarëve më të dëshpëruar të Ferencvarosit pas eliminimit.“Më vjen turp. Kjo skuadër duhej të kishte shënuar 2 apo 3 gola. Ishte një mundësi për të treguar që jemi një ekip më i mirë se kaq, por nuk arritëm ta shfaqnim kualitetin tonë. Më vjen vërtetë keq dhe nuk di çfarë të them. Fatkeqësisht na mbetet vetëm kampionati”.
Ferencvaros i tronditur: I kërkojmë falje tifozëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi i Kombëtares: Kam qenë jashtë për një vit
Zjarri përfshin 1.5 km në Kropisht të Selenicës, kërkohet ndërhyrje nga ajri për izolimin e flakëve
Modelja Heidi Lushtaku fshin mbiemrin “Demiral” nga Instagrami, dyshime për një krizë në martesën me futbollistin turk
Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba





