Sir Alex Ferguson nuk rresht kurrë së surprizuari. Ish-trjaneri i Manchester United pasi u operua me urgjencë pas një hemorragjie cerebrale të shtunën që e kaloi me sukses, në momentin kur është zgjuar, i ka habitur të gjithë.

Fjalët e para të skocezit ishin: "Si përfundoi ndeshja e Doncaster?" Skuadër që militon në ligën e parë angleze dhe që drejtohet nga djali tij, Darren. Por surprizat nga ana e 76-vjeçarit nuk mbarojnë me kaq. 

Më pas, duke biseduar me familjarët e tij, Ferguson kishte dhe një shqetësim tjetër. Për atë të Kupës së Anglisë është i vetëdijshëm që s’mund të jetë prezent, por për atë të Champions Leagues, Real Madrid-Liverpool, që do të zhvillohet në Kiev, tekniku ka kërkuar që të jetë aty dhe për këtë është një pritje të konfirmimit ose jo nga ana e stafit mjekësor.

Mjekët dhe familjarët janë shfaqur të lumtur nga reagimi i Ferguson, por njëkohësisht ai do të vazhdojë për disa javë të jetë nën kujdesin maksimal të bluzave të bardha dhe për të parë finalen e Ligës së Kampioneve duket e vështirë.