Mbledhja e qeverisë është zhvendosur këtë radhë nga Tirana në Durrës. Mësohet se mbledhja do të mbahet sot edhe nesër në qytetin bregdetar, ndërkohë që janë parashikuar një sërë aktivitetesh.

Ndërkohë, përveç faktit se kabineti qeveritar do të mblidhet në Durrës, sot për Partinë Socialiste është festë, pasi feston 27-vjetorin e saj.

Po ashtu, në 61 bashkitë e vendit do të ketë festime. Ndërkohë, festimet në PS-në e Tiranës do të mbahen në orën 19:00.

Më poshtë, agjenda e qeverisë për këto dy ditë, ku në fokus do të jetë edhe turi i llogaridhënies.