FIER, 18 nëntor 2013 – Kujtim Selmanaj, 48 vjeç dhe Emiljano Selmanaj, 21 vjeç, të dy banues në Patos kanë rënë në prangat e bluve të Fierit, pasi për disa minuta kanë ndjekur me makinë dhe kanë qëlluar në drejtim të një automjeti.
Diten e shtunë, para teatrit "Bylis" në Fier, këta dy persona kanë ndjekur me automjetin e tyre tip "Benz", një automjet tjetër tip "BMW". duke qëlluar me pistoletë. Te arrestuarit jane xhaxha e nip, dhe sipas deshmitareve te dy me armë në dorë, thërrisnin nga makina e shanin personat që ndodheshin në automjetin tjetër.
Menjëherë efektivët e policisë së Fierit janë vënë në ndjekje të tyre dhe pas disa tentativave kanë arritur t'i kapin në lagjen "Kastriot". Nga hetimet paraprake ka rezultuar se xhaxha e nip kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Fier, qëllojnë me armë në drejtim të një makine në mes të qytetit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK
“I thanë që unë kisha të dashur”/ Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Kam shumë respekt, por jam penduar që…
Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në mëngjes, mund të ulin përthithjen e hekurit deri në 70%
Plagoset me armë zjarri i riu në Kurbin





