Realdo Fili u rikthye këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar, teksa arriti të gjente rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë të këtij sezoni me fanellën e Teutës. Fieraku realizoi golin e parë në minutën e 10-të nga pika e bardhë e penalltisë në barazimin 2-2 ndaj Tiranës.

Në prononcimin e dhënë Fili u shpreh:  “Më pëlqen t’i shënoj Tiranës, i kam shënuar më shumë kundër. Më kishte munguar Superiorja, shpresoj që të vazhdoj me ritme të mira, me gola me asiste duke bërë detyrën.

Objektivi personal është që të arrij të jap sa më shumë, të tregoj nivel të lartë, të ndihmoj ekipin me gola dhe asiste. Kam një keqardhje, duhet të kishim fituar. Kam qenë gjithë javën duke i dhënë besim ekipit. Shpresoja që të shënoja më shumë se një gol. Kam keqardhje, e ndjeja që mund të jepnim edhe më shumë dhe mund të meritonim edhe më shumë”, u shpreh Fili.