Dënimi ekzemplar erdhi. Lajmi që po bën xhiron e botës vjen nga vendimi i UEFA për të skualifikuar përjetë trajnerin çek. Petr Vlachovsky. Kush është? Përse nuk mund të stërvisë më?

FAKTI— E nisim nga lajmi dhe motivi. Vlachovsky, 42 vjeç, ish trajneri i skuadrës kombëtare të vajzave U19 u skualifikua  përjetë nga UEFA sepse kishte filmuar pa dijeninë e tyre futbollistet e tij teksa zhvisheshin. Për 4 vjet, nga 2019-2023 ai kishte fshehur telekamera në çantën e tij për të filmuar 15 futbiolliste, më e reja nga të cilat ishte 17 vjeç teksa ato bënin dush dhe ndërroheshin në dhoma të ndryshme zhveshjes, përapra dhe pas seancave stërvitore dhe ndeshjeve.

SKUALIFIKIMI PËRJETË— Këtu UEFA mori qëndrim dhe në mbrëmjen e së martës, qeveria e futbollit evropian bëri të ditur se emëroi një inspektor etik dhe disiplonor për të hetuar në lidhje me akuzat për sjellje të gabuar dhe e shtyrë nga kërkesa e këtij inspektori zgjodhi të skualifikojë Vlachovsky përjetë nga çdo lloj aktivititeti futbollistik. Ish trajneri për më tepër do të jetë i detyruar të dëmshpërblejë futbollistet. Ndërkaq, një gjykatë penale e kishte dënuar me një vit burg, një dënim i lënë me kusht, por tani erdhi ndëshkimi i rëndë. Vlachovsky nuk do të stërvisë më, një fitore e vogël për futbollistet shumë prej të cilave kishin mbetur të traumatizuara nga abuzimet e pësuara. Ka nga ato që tregojnë se kishin frikë të flinin natën apo që kishin ankth kur gjendeshin në ankth në vende publike me frikën se do të filmoheshin. Mund të thuhet se drejtësia u vu në vend.