Europa do të mësojë sot mbretin e ri të futbollit. Arsenal dhe Paris Saint-Germain do të sfidojnë njëri-tjetrin në finalen e madhe të Champions League. Francezët si kampionët në fuqi duan të konfirmohen në fronin europian.

Nga ana tjetër, Arsenali kërkon ta bëjë historik këtë sezon pasi pak ditë më parë festoi edhe titullin kampion në Premier League.

Të dyja ekipet janë përballur 5 herë në historinë e tyre dhe bilanci është në favor të francezëve me 2 fitore, 1 barazim dhe 1 fitore për Arsenalin.

Finalja PSG-Arsenal do të luhet në “Puskas Arena” të Budapestit, duke nisur nga ora 18:00, ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE:

PSG: Sofanov; Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi; Ruiz, Vitinha, Neves; Kvaratskhelia, Doue, Dembele.

Arsenal: Rayal; Hincapie, Gabriel, Saliba, Mosquera, Rice, Lewis-Skelly, Trossard, Odegaard, Saka; Havertz.