Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në finalen e konkursit ndërkombëtar për projektin “Expo Albania” ku 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore, të përzgjedhura mes afro 60 konkurentësh nga e gjithë bota, do të prezantojnë koncept idetë e tyre për një qendër shumëfunksionale të domosdoshme në këtë fazë të re zhvillimi të Shqipërisë.

Fjala e Ramës:
Është kënaqësi të madhe të kemi këtu arkitektë për të konkurruar për një tjetër projekt ambicioz dhe sjellin tjetër model zhvillimi për Shqipërinë. Kemi bindjen se kontributi i arkitektëve është i jashtëzakonshëm. Gjithkush mund ta parashikojë të ardhmen në mënyrën e tij dhe këtu përmes formave dhe shfaqjeve të ndryshme të arkitekturës.

Jam i bindur që të gjitha projektet e këtyre studiove janë të mira por projektet që juria do shohë si më të përshtatshme për t’u ndërtuar dhe për t’i dhënë Shqipërisë një qendër të re ku do kemi infrastrukturë për organizime të posaçme që nga panairet tregtare tek ekspozitat e artit, tek eventet, konferencat, takimet e përmasave të ndryshme dhe patjetër një destinacion për banorët e Tiranës por edhe për turistët gjithnjë e më të shumtë që do gjejnë arsye për të vizituar këtë hapësirë të re që po ndërtojmë.

Për ne është një moment mjaft i mirëseardhur për të ngritur këtë qendër ekspozimi ku mund të ndodhin të gjitha ato organizime që mund të zhvillohen vetëm në këtë lloj vendi.

Dua të falënderoj nga zemra anëtarët e jurisë ndërkombëtare që pranuan ftesën për t’u bërë gjykatësi në këtë konkurs me arkitektë të mirënjohur në botën e arkitekturës.