Tirana-Teuta do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2019-2020. Një sfidë e cila pritet me mjaft interes, me dy skuadra që festojnë 100 vjetorin dhe e duan trofeun. Nëse Tirana duket afër titullit, Teuta synon edhe Kupën e Shqipërisë.
Por, duket se tashmë është një çështje stadium se ku do të zhvillohet kjo finale mes këtyre dy skuadrave me shumë traditë në futbollin shqiptar. Me shumë gjasa, ndeshja mund të luhet në Shkodër, por diskutohet si opsion edhe “Elbasan Arena”.
Trajneri i Teutës, Edi Martini ka kërkuar që ndeshja të mos luhet në Tiranë, madje durrsakët kanë ngritur si pretendim fushën jo të mirë të “Air Albania”…aty ku në 2 gusht është planifikuar që të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë.
Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë FSHF-ja, do të plotësojë dëshirën e durrsakëve, apo do ta luajë finale aty ku edhe është paracaktuar para se Teuta e Tirana të ishin finaliste të Kupës së Shqipërisë.