Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkruan në ambientet e Kryeministrisë një marrëveshje bashkëpunimi, që sipas tyre, përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Pak minuta para mbërritje në godinën qeveritare, një mesazh nga presidenti Zelensky do të përcillej përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Zelensky thekson se është në Tiranë, ndërsa e cilëson Ramën një mik të pakompromisë të Ukrainës.