Shqipëria në basketboll për meshkuj ka arritur të marrë fitoren e parë në eleminatoret e botërorit 2023.

Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Portugalisë 70-62, kuqezinjtë kanë fituar 71-64 ndaj Qipros.

Sfida e zhvilluar në pallatin e sportit Dhimtraq Goga në Durrës është mbyllur me fitoren e Shqipërisë. Kombëtarja ka zhvilluar një paraqitje mjaft pozitive duke dominuar ndeshjen dhe në fund ka arritur të dal me fitore.