Lëvizja Vetëvendosjes këmbëngul në anulimin e rezultateve dhe ripërsëritjen e votave me postë nga diaspora. Pasi PZAP-ja e ka hedhur poshtë ankesën si të paafatshme, Vetëvendosje po e shfrytëzon të drejtën e saj për ankesë në Gjykatën Supreme.

Ndryshe Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, ka aprovuar rekomandimin e Këshillit të Operacioneve Zgjedhore që të ketë rinumërim në 50 vendvotime.

Kjo po e zvarrit shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. E kryeministri Albin Kurti thotë se si fitues i zgjedhjeve do ta bëjë ai qeverinë, por pa dhënë detaje.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje tha në një intervistë për një gazetë italiane se ka shfaqur besimin se qeverinë do ta arrijnë me pakicat jo-serbe.

Sipas rezultateve aktuale Vetëvendosje ka aktualisht 48 mandate të fituara, pakicat jo serbe 10 ndërsa i duhen edhe 3 deputetë për të formuar qeverinë.

Blloku opozitar disa herë kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lidhja Demokratike ka nisur mbledhjen e kryesisë për të diskutuar rreth rezultateve t ë zgjedhjeve të 9 Shkurtit si dhe drejtimin që do të marrë kjo parti pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.