Nga Arne Slot

“Çfarë të thuash? Çfarë mund të thotë dikush në një moment si ky, kur tronditja dhe dhembja janë kaq të forta dhe të papërpunuara? Do doja të kisha fjalët e duhura, por e di që nuk i kam. Mendimet e mia të para nuk janë ato të një trajneri futbolli.

Janë mendimet e një babai, djali, vëllai dhe xhaxhai, dhe i përkasin familjes së Diogos dhe Andre, të cilët kanë përjetuar një humbje të paimagjinueshme. Mesazhi im për ta është shumë i qartë – kurrë nuk do të ecni vetëm! Lojtarët, stafi dhe të gjithë mbështetësit e ‘Liverpool Football Club’ janë me ju, dhe nga ajo që kam parë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për familjen e futbollit.

Kjo nuk është thjesht një përgjigje ndaj një tragjedie. Është gjithashtu një reagim ndaj mirësisë së njerëzve të përfshirë dhe respektit që kaq shumë njerëz kanë për këta djem, si individë dhe për familjen në tërësi. Ndërsa për ne si klub, ndjenja e tronditjes është e plotë. Diogo nuk ishte vetëm lojtari ynë. Ai ishte i dashur për të gjithë ne. Ishte lojtar, koleg, mik pune… dhe në të gjitha këto role, ai ishte i veçantë.

Do të mund të thoja shumë për atë që ai solli në skuadrën tonë, por e vërteta është se kushdo që e ka parë Diogon të luajë, e ka parë vetë: punë e palodhur, dëshirë, përkushtim, cilësi, gola. Thelbi i asaj që duhet të jetë një lojtar i Liverpulit. Herën e fundit që folëm, e urova Diogon për fitoren në Ligën e Kombeve dhe e urova për martesën që po afronte. Në shumë mënyra, ishte një verë ëndrrash për Diogon dhe familjen e tij, çka e bën edhe më shkatërruese faktin që mbaroi në këtë mënyrë të kobshme! Për momentin, do ta kujtojmë si një njeri unik dhe do vajtojmë humbjen e tij. Por kurrë nuk do ta harrojmë!