Federata Shqiptare e Futbollit zbardhi sot vendimit e Komisionit të Disiplinës, që si çështje kryesore kishte dhunën në stadiumit e Vlorës.

Në bazë të relacioneve të zyrtarëve të ndeshjes, Flamurtari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenin 51; 64/c; 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 1.000.000 (një milion) lekë dhe zhvillimin e 2 ndeshjeve në fushë asnjanëse.

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18 muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 lekë.

Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.Trajneri i Flamurtarit, Ardi Behari, për diskriminim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke perdorur fjalë dheveprime denigruese, në bazë të nenit 57/1/a) të KDS, pezullohet për 5 ndeshje nga aktiviteti.

Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.Zyrtari i Flamurtarit, Luan Birçaj, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.Zyrtari i Flamurtari, Ardian Ciruna, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.b) të KDS, dënohet me 18 muaj pezullim nga aktiviteti.

Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.Zyrtari i Flamurtarit, Ardian Luka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

Vendimet e tjera të Disiplinës

– Lojtari i KF “Lushnja”, Brunild Pepa, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Zyrtari i KF “Laci, Gentian Mezani, paralajmërohet se në rast përsëritje të mospjesëmarrjes në konferencën për shtyp pas ndeshjes, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.

– Zyrtari i KF “Besëlidhja”, Andi Jaku, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti

– Lojtari i KF “Tërbuni”, Josefin Ujka , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Zyrtari I KF “Tërbuni” Oltjon Kërnaja, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve të tjera disiplinore , do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

– KF “Vllaznia B”,në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave ne fillimin e lojës apo shkeljeve te tjera disiplinore, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

– Lojtari i KF “Tomorri”, Mikel Kaloshi, për provokim te publikut, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Lojtari i KF “Tomorri”, Gëzim Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.