I shumëkërkuari, Florenc Çapja do të ekstradohet ditën e sotme nga Dubai drejt vendit tonë.

Sipas asaj që bën të ditur policia, 44-vjeçari pritet të mbërrijë pasditen e sotme në vendin tonë.

“Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”.Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan”, njofton Policia.  

Kujtojmë se Çapja akuzohet për disa krime për të cilat ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit që liroi nga qelia Florenc Çapjan, të akuzuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-policit Fadil Mema, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2006.

Trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni shqyrtuan rekursin e prokurorisë, që kundërshtonte pushimin e çështjes ndaj Florenc Çapjas të dhënë nga gjyqtari Tomor Kullolli më 20 nëntor 2019.

Pas hetimeve, SPAK që kërkon dënimin e tij me 25 vite burg për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqirit, në Elbasan në vitin 2012.