Zëdhënësia e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo ka një mesazh për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme për vendin.

Nga qyteti i lindjes, Durrësi, ku ajo ka votuar, iu bën thirrje qytetarëve që të gjejnë qendrën e votimit dhe të ushtrojnë këtë të drejtë.

Në mesazhin e saj, Garo iu kërkon atyre të votojnë nr.9; ndryshimin për t’i dhënë shpresë vendit.

“Unë sapo votova në Durrës, në qytetin tim të lindjes.Ndaj ju sugjeroj të gjithëve që të dilni herët, të gjeni qendrën tuaj të votimit dhe të votoni nr.9 për ndryshimin dhe për t’i dhënë shpresë vendit tonë.”, thotë ajo.