Një burrë dëshironte të blinte një motor klasik Harley-Davidson në një pikë shitjeje në Florida në SHBA por humbi jetën tragjikisht pasi u përfshi në një aksident kur ishte duke provuar motrin që do të blinte.

Policia tha se burri, i cili nuk është identifikuar kishte marrë motorin e ri për një xhiro provë dhe ishte përplasur me murin e jashtëm të një vendi të pabanuar, pasi humbi kontrollin e motomjetit. Policia njoftoi se nuk pati viktima apo të lënduar të tjerë nga aksidenti.

Një dëshitar i cili ishte gjitashtu motoçiklist tha për +Fox35 se viktima nuk kishte kokore mbrojtëse gjatë aksidentit. Ndërsa një tjetër dëshmitar që punonte në atë zonë tha se motori po ecte në drejtim të kundërt me trafikun. Policia tha se po heton shkakun e aksidentit.