Emigrantët që festuan Pashkën në vendlindje kanë nisur rikthimin drejt shtetit grek, duke shkaktuar fluks në pikën kufitare të Kapshticës.

Mësohet se dhjetëra mjete kanë krijuar fluks të shtuar, ndërsa radha ka arritur në më tepër se 1 kilometër.

Sipas të dhënave nga pika kufitare, pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje, pra me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke operon me 6 korsi në hyrje të saj.

Fluksi është krijuar në minutat e fundit, pasi më herët situata në doganë ka qenë e qetë. Autoritetet bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata për qytetarët që kalojnë kufirin.