KORCË- Fluks udhëtarësh në dy pikat kufitare të Kakavijës në Gjirokastër dhe Kapshticës në Korçë. 

Mësohet se në 24 orët e fundit në doganën e Kapshticës kanë hyrë në Shqipqëri 5100 persona dhe 1265 mjete. Po nga kjo doganë, kanë lënë Shqipërinë 3265 persona me 734 mjete. 

Policia jonë kufitare në këtë pikë punon me katër sportele në hyrje dhe po me 4 në dalje, ndërsa policia greke punon me tre sportele si në hyrje dhe në dalje. 

Ndërsa nga pika kufitare e Kapshticës raportohet të kenë hyrë në 24 orët e fundit 4458 persona me 1154 mjete.