Ka rënë në prangat e policisë Eldi Alushi, 26-vjeçari që “fluturoi” me makinën e tij BMW X6 në digën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial.

Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.

Pas aksidentit të frikshëm, 26-vjeçari mori targat e makinës dhe u zhduk nga vendi i ngjarjes.