SHBA – Shqipëria renditet e parafundit në rajon përsa i përket lehtësive të krijuara për biznesin nga autoritetet vendore. Duket se vendi ynë lë prapa vetëm Serbinë, ndërkohë të gjitha vendet e tjera të gadishullit ballkanik janë në pozicione më të favorshme.

Klasifikimi i revistës amerikane Forbes e rendit vendin tonë të 74-tin në botë në një listë prej 141 vendesh.  

Duket se fqinji ynë, Maqedonia është shteti që ka krijuar më tepër lehtësira për zhvillimin e biznesit, pasi renditet në vendin e 37 në listë. Rumania renditet në vendin e 60, e ndjekur nga Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria, ndërsa Greqia duket se duhet të kënaqet me vendin e 68-të.  

Tek pikët në favor të Shqipërisë, Forbes citon adaptimin e shpejtë të reformave për tërheqjen e investimeve të huaja, por që sipas revistës amerikane përpjekje të tilla rrezikojnë të shkojnë dëm nga ecuria negative e të tjerë treguesve, duke nisur nga borxhi publik, i cili vazhdon të rritet.