Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe Komisariati i Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin e koduar “Wanted”, në kuadër të cilit janë arrestuar 4 persona të cilit ishin dënuar nga gjykata me burg.

Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e disa shtetasve të kërkuar, bënë të mundur ndalimin e shtetasve:

-Bledar Plaku, 39 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim. Më 17.01.2015, 39-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar tre kallëpe lënde plasëse;

-A. H., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, një shtetas tjetër;

-B. V., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë. Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar 53-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi u konstatua duke kultivuar bimë narkotike në banesën e tij;

-I. D., 54 vjeç, banues në lagjen nr.1, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Shtetasit I. D. iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektike, në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.