Kryeministri Sali Berisha është nderuar nga kolegji amerikan “Rabbinical College of Amerika” me një titull nderi dhe mirënjohjeje. Gjatë një takimi me Munr Kazmir, përfaqësues dhe anëtar i bordit të Kolegjit Amerikan “Rabbinical College of Amerika”- Chabad, Berisha e siguroi atë për mbështetjen e qeverisë së tij në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy popujve miq shqiptardhe hebre.
Ndërsa Munr Kazmir, në emër të bordit drejtues të “Rabbinical College ofAmerika”, Chabad, i dorëzoi Kryeministrit Berisha titullin e nderit “Menorah – 5773 Hanukkah 2012” në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis popullit hebre dhe atijshqiptar.
Miqësia midis dy popujve është e vjetër dhe është dëshmuar qartë në mbështetjen dhe mbrojtjen bërë hebrenjve gjatë holokaustit nga popullishqiptar.
Kazmir theksoi se Kolegji “Rabbinical College of Amerika”, Chabad, duke i akorduar këtë titull nderi e mirënjohjeje të thellë Kryeministrit shqiptar Sali Berisha i shpreh vlerësimin e komunitetit hebre të Amerikës dhe mbarë botës për forcimin e bashkëpunimit midis dy popujve miq hebre dhe shqiptarë në këtë ditë të shënuar të festës më të madhe e të rëndësishme të hebrenjve, në Hanukkah (Festivali i dritave që festohet në dimër dhe koha e ndriçimit të shandanit simbolik hebre me 9 krahë – menorah).