Një foshnjë është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi dyshohet se ka konsumuar metadon.

Ngjarja ka ndodhur në një familje nga Saranda, teksa familjarët ndodheshin me pushime në Delvinë.

Foshnja 1 vjeç e gjysmë është paraqitur me urgjencë në spital konvulsione. Sipas familjarëve metadonin e përdorte daja i fëmijës.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet, ndërsa gjendja e fëmijës raportohet se është e qëndrueshme.