Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë 26-vjeçare shqiptare humbi jetën teksa punonte në Treviso.
Viktima është Anila Grishaj (foto kryesore), e cila ishte edhe nëndrejtoreshë e kompanisë së prodhimit të ushqimeve të ngrira, u dëmtua nga një makinë ambalazhimi që kishte blerë së fundmi. Nga hetimet paraprake, rezulton se makineria e ka goditur në qafë të renë.
Si shkak i dëmtimeve të rënda, ajo ka humbur jetën menjëherë. Hetimet pritet të zbulojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.