Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Itali, ku si pasojë ka gjetur vdekjen një 26-vjeçare shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në Pieve di Soligo, ku e reja Anila Grishaj, ka qenë duke punuar në një kompani që merrej me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.

Sipas mediave italiane, vajzës shqiptare i ka ngecur koka në një prej makinerive. Edhe pse kanë ndërhyrë për ta ndihmuar, goditja ka qenë fatale.