Deputeti i Qarkut të Durrësit, Arkend Balla, ka qenë sot në Krujë, ku ka ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarret që kanë përfshirë zonën.

Përmes një videoje nga terreni, Balla ka shprehur solidaritetin me banorët dhe ka falënderuar të gjitha strukturat që po punojnë për përballimin e situatës, ndërsa ka vlerësuar veçanërisht punën e zjarrfikësve, Forcave të Armatosura, Policisë dhe qytetarëve të angazhuar në terren.

“Jam sot këtu, në Krujë, në një situatë që nuk mund të na lërë indiferentë”, shprehet Balla, duke theksuar se zjarret kanë vënë në provë jo vetëm banorët, por të gjithë strukturat që prej orësh po luftojnë me flakët.

Deputeti ka bërë gjithashtu apel për përgjegjshmëri, duke kërkuar që çdo rast i zjarrvënies së qëllimshme të hetohet dhe autorët të përballen me ligjin.

“Një pakujdesi e vetme mund të rrezikojë jetë, banesa dhe pasurinë e të gjithëve”, shprehet ai.