Kontrabanda e pijeve freskuese nga Maqedonia e Veriut për në Shqipëri çon në pranga një 38-vjeçar të dyshuar, kurse në kërkim është shpallur vëllai i tij bashkëpunëtor.

Policia e Dibrës njoftoi sot se ka finalizuar operacionin e koduar “Dërgesa”.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht 3 doganierë të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, të dyshuar për shpërdorim detyre.

“Gjatë kontrollit të një furgoni tip “Benz”, i ndaluar në aksin rrugor Maqellarë–Bulqizë, policia gjeti 762 koli me pije freskuese pa dokumentacion shoqërues. Kontrollet vijuan edhe në banesën e të dyshuarit dhe në një automjet tjetër tip “Volksëagen”, ku u zbuluan 1296 koli të tjera me pije freskuese dhe 638 kuti me produkte ushqimore, kryesisht salcë”, bëri me dije policia.

Pas veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi E.H., 38 vjeç, banues në fshatin Pocest të Maqellarës, i dyshuar për veprat penale “kontrabanda me mallra të tjera” dhe “tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”. Ndërkohë, policia shpalli në kërkim vëllain e tij, L.H.

kontrabande diber

Njoftimi i Policisë Dibër:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”, ku u godit një rast i kontrabandës së mallrave. U kap në flagrancë në aksin rrugor “Maqellarë–Bulqizë”, duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

Procedohen penalisht 3 doganierë të PKK Bllatë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara dhe 2 automjete. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin policor të koduar “Dërgesa”.

Në aksin rrugor Maqellarë–Bulqizë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga shtetasi E. H. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, furgon, u gjetën 762 koli me pije freskuese pa faturë shoqëruese. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në ambientet e banesës dhe në një automjet tjetër tip “Volksëagen”, u gjetën 1296 koli me pije freskuese dhe 638 kuti me produkte ushqimore (salcë). Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në fshatin Pocest, Maqellarë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi L. H.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy vëllezërit kanë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë mallrat e sipërpërmendura në mënyrë të kundërligjshme, duke shmangur procedurat e kontrollit dhe deklarimit doganor.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasit B. C., 43 vjeç; Sh. K., 60 vjeç; dhe F. M., 48 vjeç, të tre me detyrë doganierë në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”.

kontrbanda diber pije