Ky është Gentian Hoxhalli, efektivi i Policisë Rrugore, që u aksidentua mbrëmjen e kësaj të marte në Durrës.

Për ngjarjen policia raporton, se “rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.