Miliarderi Elon Musk po udhëheq përpjekjet e Donald Trump për të bërë shkurtime drastike në shpenzimet e qeverisë federale.
Rolet që ai ka marrë në qeverinë e re amerikane janë aq të shumta sa revista “Time” kritikon zgjedhjen e Trump, duke e vendosur miliarderin e njohur në zyrën e Presidentit amerikan.
Në kopertinën e “Time”, miliarderi është paraqitur në zyrën e Presidentit amerikan duke mbajtur një filxhan dhe titulli është “në zemër të përplasjes së Elon Musk me aparatin shtetëror amerikan”.
Reagime të shumta ka ngjallur roli që i është dhënë në administratën Trump 2 miliarderit kontrovers, ndërhyrjeve të tij të shumta brenda dhe jashtë SHBA-ve.
TIME's new cover: Inside Elon Musk's war on Washington https://t.co/95Qictx4zP pic.twitter.com/QZ73CZqtnM
— TIME (@TIME) February 7, 2025